Aleksandër Moisiu në Pejë

Leximi nga biografia e Aleksander Moisiut në Bibliotekën e qytetit “Azem Shkreli” në Pejë, 7.4.2018

Leximi nga biografia e Aleksander Moisiut në Bibliotekën e qytetit “Azem Shkreli” në Pejë, 7.4.2018

Ore leximi nga biografia e Aleksander Moisiut pas Berlinit në Pejë. Do te lexohet ne shqip dhe gjermanisht. Ju mirepresim te gjitheve, qe jetoni ne Pejë, apo gjendeni perkohesisht ne qytet dhe deshironi te kaloni nje mbremje interesante me lexim nga nje liber teper interesant.

Kur: Me 7 prill në orën 13:00.
Ku: Në Bibliotekën e qytetit “Azem Shkreli” në Pejë,
Kush do të jetë aty: Autori Rüdiger Schaper, Përkthyesja Feride Berisha,
Shtëpia Botuese PA dhe Qendra Multimedia

Aktiviteti mbështetet nga Traduki

Shtepia botuese PA dhe Qendra Multimedia ju fton të bashkangjiteni në promovimin e librit biografik në gjuhën shqipe, të aktorit të madh shqiptar “Aleksandër Moisiu. Trieshtë – Berlin – Nju Jork . Një legjendë aktrimi” nga autori gjerman Rüdiger Schaper.

Aktori shqiptar i cili karrierën e tij e filloi në Austri, e zhvilloi në Berlin e në tërë botën, ndërsa e përfundoi ne Itali, Aleksandër Moisiu, mbetet një ndër figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare. Moisiu, i cili vdiq në viti 1935 në Vjenë, ishte një ndër aktorët që përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Ky libër erdhi si projekt i përbashkët i Qendrës Multimedia në Prishtinë, Shtëpisë Botuese PA dhe Traduki dhe u botua në nëntor të vitit të kaluar.

Autori i librit, Rüdiger Schaper, u lind në vitin 1959 në Worms (Rheinland-Pfalz). Autori gjerman, gazetar dhe kritik teatri, jeton dhe punon në Berlin dhe, që nga viti 1999, punon për gazetën „Tagesspiegel“, ku drejton rubrikën e fejtonit.

Ky libër u përkthye nga Feride Xh. Berisha. Libri është promovuar në Berlin në fillim të muajit mars, dhe tani do të promovohet në Prishtinë (me 6 prill) dhe në Pejë (me 7 prill).