Jamarbër Marko në Londër, 27.9.2014

Mbrëmje letrare me poezinë e Jamarbër Markos në Londër, 27.9.2014

Më 27.9.2014 në Londër para adhuruesve të letërsisë nga Shtëpia Botuese PA u prezantuan veprat e Jamarbër Markos.

Mbrëmja u organizohua nga “Shoqata Shqiptare” në Londër në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese PA. Shoqata Shqiptare në Londër në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese PA me seli në Prishtinë,  më 27  shtator 2014 organizuan mbrëmje leximi nga veprat e Jamarbër Markos, me fillim në ora 19:00, në restaurantin “Poem” në Londër. Botuesja Feride Berisha prezantoi poetin e madh shqiptar Jamarbër Marko, nga këndvështrimi i saj, u lexuan poezi të përzgjedhura nga dy veprat e vetme që na i la ky poet nga dy artist që jetojnë në Londër. Jamarbër Marko, për një kohë shumë të shkurtër, la mbrapa një trashëgimi letrare shumë të pasur nga një letërsi e cila i takon së ashtuquajturës Letërsisë së sirtarëve.