Aleksandër Moisiu në Prishtinë

Leximi nga biografia e Aleksandër Moisiut, Teatri Kombëtar të Kosovës në Prishtinë, 6.4.2018

Leximi nga biografia e Aleksandër Moisiut, Teatri Kombëtar të Kosovës në Prishtinë, 6.4.2018

Ore leximi nga biografia e Aleksander Moisiut pas Berlinit në Prishtinë. Do te lexohet ne shqip dhe gjermanisht. Ju mirepresim te gjitheve, qe jetoni ne Prishtinë, apo gjendeni perkohesisht ne qytet dhe deshironi te kaloni nje mbremje interesante me lexim nga nje liber teper interesant.

Kur: Me 6 prill në ora 11:00 deri në 12:30.
Ku: Në Teatrin Kombëtar të Kosovës
Kush do të jetë aty: Autori Rüdiger Schaper, Përkthyesja Feride Berisha,
Shtëpia Botuese PA dhe Qendra Multimedia

Aktiviteti mbështetet nga Traduki

Shtepia botuese PA dhe Qendra Multimedia ju fton të bashkangjiteni në promovimin e librit biografik në gjuhën shqipe, të aktorit të madh shqiptar “Aleksandër Moisiu. Trieshtë – Berlin – Nju Jork . Një legjendë aktrimi” nga autori gjerman Rüdiger Schaper.

Aktori shqiptar i cili karrierën e tij e filloi në Austri, e zhvilloi në Berlin e në tërë botën, ndërsa e përfundoi ne Itali, Aleksandër Moisiu, mbetet një ndër figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare. Moisiu, i cili vdiq në viti 1935 në Vjenë, ishte një ndër aktorët që përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Ky libër erdhi si projekt i përbashkët i Qendrës Multimedia në Prishtinë, Shtëpisë Botuese PA dhe Traduki dhe u botua në nëntor të vitit të kaluar.

Autori i librit, Rüdiger Schaper, u lind në vitin 1959 në Worms (Rheinland-Pfalz). Autori gjerman, gazetar dhe kritik teatri, jeton dhe punon në Berlin dhe, që nga viti 1999, punon për gazetën „Tagesspiegel“, ku drejton rubrikën e fejtonit.

Ky libër u përkthye nga Feride Xh. Berisha. Libri është promovuar në Berlin në fillim të muajit mars, dhe tani do të promovohet në Prishtinë (me 6 prill) dhe në Pejë (me 7 prill).

Në mediat

Klan Kosova, Ora e Pasditës, 6.4.2018

Klan Kosova, Ora e Pasditës, 6.4.2018

Klan Kosova, Ora e Pasditës, 6.4.2018: https://tinyurl.com/moisiu-klan

Tribuna Channel, Pasdite ne Tribune – Feride Berisha – 6.4.2018: https://www.youtube.com/watch?v=tRkfH-nFawg

Koha Ditore, Aleksandër Moisiu ecte para kohe në teatrin modern evropian, 7.4.2018: https://www.koha.net/kulture/85651/aleksander-moisiu-ecte-para-kohe-ne-teatrin-modern-evropian/

Koha Ditore, Biografi gjerman i Aleksandër Moisiut në Kosovë, paralajmëron projekt tjetër, 6.4.2018: https://www.koha.net/kulture/85477/biografi-gjerman-i-aleksander-moisiut-ne-kosove-paralajmeron-projekt-tjeter/

Indeks Online, Vjen në gjuhën shqipe biografia e aktorit gjenial Aleksandër Moisiut, 6.4.2018: http://indeksonline.net/vjen-ne-gjuhen-shqipe-biografia-e-aktorit-gjenial-aleksander-moisiut/

GazetaObserver, Aleksander Moisiu, shqiptari që bëri revolucion në teatrin botëror (Video), 6.4.2018: http://gazetaobserver.com/aleksander-moisiu-shqiptari-qe-beri-revolucion-ne-teatrin-boteror/

KultPlus, Autori gjerman rikthen tek shqiptarët Aleksandër Moisiun, libri i tij për aktorin vjen edhe në shqip, 6.4.2018: http://www.kultplus.com/libri/autori-gjerman-ritkthen-tek-shqiptaret-aleksander-moisiun-libri-tij-per-aktorin-vjen-edhe-ne-shqip/