Liri Lubonja në Tiranë

Një homazh për Liri Lubonjën (5.8.1925 – 18.10.2021)

Liri Lubonja
Larg dhe mes njerëzve. Kujtime internimi 1973-1990

E merkurë, me 19 tetor 2022, në ora 19
Tulla Culture Center,
Hiqmet Delvina, Nd. 4, Hyrja 2, Tirana, https://tulla.tv/

Me

  • Feride Berisha (botuese)
  • Fatos Lubonja
  • Cord Pagenstecher (përkthyes)
  • Belkisa Zhelegu (aktore)

Liri  Lubonja  u internua për 17 vjet në fshatrat e rrethinës së Lezhës. Në 1995 ka publikuar „Larg dhe mes njerëzve. Kujtime internimi 1973-1990“. Komuniste e idealiste prej rinisë, pas martesës së saj jetonte në qendër të pushtetit, por një ditë ballafaqohet me dënimet e të shoqit dhe të birit si ‘armiq të popullit’ dhe privimet e përditshme, “vdekjes civile”. Në internim jeton larg njerëzve, larg prej burrit dhe të birit, por jeton mes njerëzve, mes të internuarve tjerë, fshatarëve, punëtoreve etj. Nuk është një ditar burgu, është një histori e një pjesë të jetës së përditshme në Shqiperinë komuniste.

Shtëpia botuese PA
Prishtinë
http://www.pa-ks.com/libra/larg-dhe-mes-njerezve

Në media: