Hans Keilson

Hans Keilson lindi në vitin 1909 në Bad Freienwalde në Gjermani. Romani i tij i parë „Jeta vazhdon“ u botua në vitin 1933 nga shtëpia botuese S. Fischer. Psikiatër dhe shkrimtar, si hebre i ndjekur Keilson emigroi në vitin 1936 në Holandë ku jetoi deri në vdekje, maj 2011. Pas okupimit gjerman të Holandës në vitin 1940, Hans Keilson u strehua me emër të rrejshëm te një çift holandez në Delft. Nga rezistenca mori për detyrë të kujdesej si psikiatër dhe mjek për fëmijët hebrenj, të cilët u sollën nga prindërit e tyre dhe u strehuan të sigurt në familjet holandeze para se të deportoheshin.

Librat:
Komedi në mol