Laboratori i Lirisë

Nga Ditari prej vitit 1999 deri më 2009

Autori: Beqë Cufaj

Viti i botimit: 2011
Faqe: 352
ISBN: 978-9951-613-01-9
> Amazon

Legjendat krijojnë luftërat! Luftërat krijojnë legjendat! E këto të dyja së bashku shkruajnë historinë. Po kush e përcjell këtë më mirë sesa letërsia. “Laboratori i Lirisë…” i Beqë Cufajt mëton që në mënyrë krejt personale dhe pa pretendime për të dhënë përgjigjen e fundit të përshkruajë dekadën politike, historike e gjeografike të Kosovës, Ballkanit dhe Europës. Përmes eseve, reportazheve, portreteve, polemikave, tregimeve… lexuesi preket me një botë të cilën jo vetëm e ka përjetuar por përgjatë shfletimit të këtij libri do ta gjejë veten në çdo ditë, javë, muaj e vit të dhjetëvjeçarit që lëmë prapa…

In Archive