Loja në agim

Arthur Schnitzler, Loja në agim, Prishtinë: Shtëpia Botuese PA, 2018

Arthur Schnitzler, Loja në agim, Prishtinë: Shtëpia Botuese PA, 2018

Hakmarrja e një gruaje

Novela

Autori: Arthur Schnitzler

Përkthyesja: Feride Xh. Berisha

Viti i botimit: 2018
Faqe: ca. 70
ISBN: 978-9951-651-28-6

Përkthimi i kësaj vepre u mbështet nga Goethe Institut.

Botimi i kësaj vepre u përkrah nga mjetet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Novela „Loja në agim“, edhe pse e shkruar në vitin 1927, për nga temat që i shtjellon, mund të krijojë, padyshim, analogji me ditët e sotme. Njerëzit, që nga fillimet e ekzistencës së tyre, janë robër të dëshirave, shpesh edhe me përfundime fatale, duke e humbur kështu rrugën e drejtë në jetë. Në këtë novelë, kulminacioni arrihet kur njeriu e humb orientimin dhe kufijtë në mes të reales dhe imagjinares, bie viktimë e magjepsjes pas bixhozit dhe humb edhe jetën e vet. Autori përdor temat si nderi, bixhozi, besnikëria ndaj shokut, dashuriçkat, rangun në shoqëri, varfërinë, familjen e të tjera, për të analizuar në thellësi qenien e njeriut. Asnjëherë nuk gjykon nga lart, por edhe nëse e bën, kujdeset që të duket më shumë si qortim shoqëror. Psikanaliza e njeriut në këto situata është e fshehur, por përshkrimi dramatik i ngjarjes e rrëmben lexuesin dhe nuk e lëshon më.