Për ne

Libra nga Shtëpia Botuese PA

Libra nga Shtëpia Botuese PA

Shtëpia Botuese PA është një shtëpi botuese me seli në Prishtinë dhe Berlin, e cila boton libra të fushës së beletristikës, politikës, historisë, filozofisë e sociologjisë. Shtëpia Botuese PA është themeluar në vjeshtën e vitit 2011. Pronare dhe drejtuese e Shtëpisë Botuese PA është Feride Berisha.

Shtëpia Botuese PA me punën e saj synon dhe angazhohet për një shoqëri PA dhunë, PA frikë, PA paragjykime, PA diskriminim, PA korrupcion, PA padrejtësi.

Botuesja dhe përkthyesja

Feride Xh. Berisha u lind në vitin 1966 në Prishtinë, ku edhe përfundoi studimet në inxhinieri, ndërsa në Berlin vijoi studimin e gjuhës gjermane. Ka përkthyer vepra nga disa autorë të shquar gjermanë, si Hans Fallada, Maks Frisch, Hans Magnus Enzensberger, Robert Walser, Arthur Schnitzler etj. Jeton në Prishtinë dhe Berlin. Është themeluese e Shtëpisë Botuese PA të Prishtinës.

Shtëpia Botuese PA

Feride Berisha
Rruga Rifat Berisha 9/21
Prishtinë, 10 000 Kosovë
info@pa-ks.com
http://pa-ks.com

Intervista

“Gjuha është një urë e padukshme dhe e mrekullueshme…”
Bisedë me botuesen Feride Xh. Berisha në revistën letrare HAEMUS 45-50/2014 (PDF)

“Të botuarit e një libri, është të lexuarit ndryshe”
Intervistë me Feride Xh. Berisha, KultPlus 2014 (PDF)